Inter do të luajë të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Nga sfida kundër Empolit varet e ardhmja në Champions sezonin e ardhshëm, por jo ajo e Luciano Spalletti. Tekniku do të uletë për herë të fundit në pankinën zikaltër dhe për këtë është e sigurt “La Gazzetta Dello Sport”. E përditëshmja sportive italiane zbulon se Inter dhe Antonio Conte kanë arritur marrëveshjen dhe duke nisur nga e hëna do të jetë ai trajneri i ardhshëm i skuadrës.

C 29 Fotogallery 1025524 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image
C 29 Fotogallery 1025524 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image

Edhe prezantimi do të behët javën tjetër, kur ish-tekniku i Juventusit dhe Chelsea do të hedhë edhe firmën në kontratë. Gazeta më e madhe sportive përtej Adriatikut hyn edhe në detajet e akordit mes Antonio Conte dhe sigurisht, administratorit të deleguar interist, Marotta. Ky i fundit I ka premtuar trajnerit dorë të lirë në skuadër, çka do të thotë edhe në tregun e transferimeve, me lojtarët që do të largohen dhe ata që do të qëndrojnë. Po ashtu, projekti i klubit zikaltër kërkon ndërtimin e një skuadre, e cila do të konkurrojë Juventusin në kampionatin italian dhe do të jetë kompetitive në Europë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: