Lina Axelsson Kiblom është personi i parë transgjinor që emërohet ministre e Arsmit të Lartë  në qeverinë e re në Suedi.

Ish-drejtoresha dhe avokatja 51-vjeçare u emërua sot në qeverinë e re socialdemokrate të kryeministres Magdalena Anderson e cila është zyrtarisht kryeministrja e parë femër në Suedi.

“Transeksualët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë. Nuk kemi pse të kemi turp. Ne jemi një normalitet i ri”, ka thënë ajo gjatë një interviste të dhënë në 2018, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa në një libër të botuar gjatë vitit 2015, Axelson Kiblom tregon se si iu nënshtrua një operacioni për ndryshim të gjinisë , kur ajo ishte 25-vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb