TIRANE- Dy ditë më parë, në kamionin në pronësi të biznesmenit Kacjolin Zefi, 51 vjeç, nga Shkodra, u gjetën 700 kg kanabis. Në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko” me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të këtij aksioni, ditën e sotme është arrestuar biznesmeni shkodran, në Aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Italia për në Shqipëri.

Ndërkaq, vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtorinë e Anti-Kontrabandës në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar rreth 700 kg Cannabis Sattiva dhe shpallur në kërkim shtetasin:

• Kacjolin Zefi 51 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 27.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion Iveko me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb