Media britanike “Express UK” ka investiguar për ndikimin e lartë të atyre qe i cilëson si “fermerë të drogës”, të cilët janë bërë të famshëm në Shqipëri dhe ndiqen nga një pjesë e madhe në rrjete sociale si Tik-Tok apo Instagram, per shkak te kuriozitetit qe ngjall mënyra e tyre e jetesës.

Në materialin e publikuar nga “Express Uk” shihet një përmbledhje materialesh Tik-Tok e Instagram, ku kryefjalë janë vëllezërit Aleks dhe Dori Vishaj.

I ashtuquajturi “Mbreti shqiptar i TikTok”, Aleks Visha pretendon hapur në rrjetet sociale se po drejton një perandori të drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmes një video-live tregon se prodhon “1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj“.

Në një tjetër, ai thërret vëllain e tij Dor Visha i cili vetë ka mbi 100 mije ndjekës për të festuar korrjen e bimëve narkotike. Express UK zbulon edhe një video se si Aleks Visha bën një tur në fermën e tij të kanabisit në Mbretërinë e bashkuar, si dhe marifetet se si punon për rritjen e kanabisit.

Pjesë e investigimit është dhe personazhi tjetër i njohur i TikTok, Kozak Braçi i cili nuk heziton të futet Live me persona që merren me drogë dhe madje i pyet se sa fitojnë. Ai thotë se nuk e promovon këtë stil jetese, por fton njerëz në live-t e tij pa e ditur se çfarë ata janë duke bërë në atë moment.

“Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë sëbashku për t’u hequr sa më shpejt lejen e qëndrimit në Angli të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla”, shkruan gazetari britanik i cili ka realizuar investigimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb