Tre franceze, Catherine Corsini, Julia Ducournau dhe Mia Hansen-Love, si edhe hungarezja Ildikó Enyedi, ky është poker i grave në garën për Palmën e Artë në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë, që starton nga 6 korriku.

Katër regjisoret do të ndiqen me vëmendjen e duhur edhe për shkak të favorizmit legjitim që ato mund të marrin nga një juri kryesisht femërore.

Këtë herë, Enyedi e vendos historinë e saj në vitet 1920.

Filmi, i gjashti me metrazh të gjatë nga regjisorja hungareze, është bashkëprodhuar nga Rai Cinema.

Skenari, i shkruar nga vetë regjisorja, bazohet në romanin me të njëjtin titull nga Milan Füst.

Nga vitet 1920 kalojmë në 2018 me “La Fracture” të Catherine Corsini, e vendosur në Paris gjatë protestave të Jelekëve të Verdhë.

Pritshmëri të mëdha edhe për “Titane”, realizimi i dytë nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e cila ka një film debutues të jashtëzakonshëm, siç është “Raw”.

Më në fund, Mia Hansen-Love sjell në konkurim “Ishulli Bergman”, që premton të jetë një lloj melodrame e mbinatyrshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb