TIRANE

Një 42-vjecar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi u bë nga Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: