Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër simpatizant të PD, i shpallur në kërkim pas tubimit të dhunshëm të 28 qershorit në Dibër, ku u sulmua KZAZ numër 19 në Dibër.

Policia njoftoi e sot u ndalua Luftim Hysa, militant i PD, i cili është kapur në afërsi të doganës së Blatës ku sipas pretendimeve të tij, ishte duke shkuar me familjen për të drekuar në Dibrën e Madhe.

Po ashtu një ditë më parë u ndalua nënkryetari i PD në Dibër, Korab Muça në tentativë për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb