Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe punën operative për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat, janë arrestuar katër shtetas, të akuzuar ose të dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kokainë dhe cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vendimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” shtetasin Klodian Duro, 41 vjeç, banues në Tiranë. Duro ishte dënuar me 5 vite burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sipas policisë, gjatë vitit 2025, 41-vjeçari dyshohet se ka shitur doza kokaine, ndërsa lëvizte me një automjet taksi, të cilin e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar edhe K. D., 27 vjeç, M. C., 22 vjeç dhe M. K., 30 vjeç.

Për tre të rinjtë ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, pasi akuzohen se kanë shitur lëndë narkotike në doza, në afërsi të institucioneve arsimore në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: