Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dy shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

▪️Në Unazë të Re, u kap dhe ndalua shtetasi E. C., 35 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

▪️Në Kashar, u kap dhe ndalua shtetasi Gj. L., 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: