Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e ish-shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode. Ky i fundit, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Berat nga Forcat Operacionale, është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg në mungesë Bode, pasi dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj.

Burime të brendshme nga Policia e Beratit bëjnë me dije për gazetaren Eneida Petova se pasi ishte shpallur në kërkim në 2017-ën, ku Bode kishte arritur të dilte nga vendi përmes pikës kufitare të Muriqanit, ai kishte përfunduar në Angli.

Petova raporton se prej kohësh ish-shefi i policisë jetonte në këtë shtet. Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga Policia e Shtetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: