Militantë të grupeve të rrezikshme në Mali kanë sulmuar baza të ushtrisë vendase, duke vrarë 25 ushtarë, ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kampet në qytetet e Boulkessy dhe Mondoro afër kufirit me Burkina Faso u sulmuan të hënën.

Qeveria e vendit tha se forcat ushtarake kanë vrarë 15 militantë, por ngjarja la pasoja të mëdha në radhët e ushtarëve të shtetit të Malit. Tashmë forcat e ushtrisë së Malit kanë nisur një operacion të përbashkët me forcat franceze në rajonet, që janë më tepër të rrezikuara.

Që prej vitit 2012, në Mali ka pasur dhunë pasi militantët morën veriun e vendit dhe Franca ndërhyri ushtarakisht. Ky është ndër sulmet më brutale kundër forcave ushtarake këtë vit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb