Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për shoqërimin në komisariat të ish-deputetit të PD Klevis Balliu.

Strazimiri u shpreh se në komisariat, drejtuesit komunikonin si në skenarët e filmave të kohës së komunizmit. Strazimiri dha edhe detaje pas arrestimit të Balliut, sesi opozita ishte përpjekur të flasë me shefin e komisariatit dhe pretendimet e ngritura nga ana e policisë.

“Këto janë ditë të zeza për demokracinë shqiptare. Klevis Balliu u arrestua se kështu do Edi Rama dhe qeveritarët që kanë marr peng Shqipërinë dhe drejtojnë sot gjithçka. Pas arrestimit të Balliut, kemi shkuar në komisariat dhe na thanë se Balliu ka shprehur dëshirën të qëndrojë aty.

Nuk më kanë lejuar personalisht që ta takoj Balliun. Kemi komunikuar me shefin e komisariatit në mënyrë zyrtare. Donim që të denonconim dhunën e policisë, por nuk u lejuam. Nuk e di se nga i merr urdhrat FNSH. Drejtuesit e policisë Jaupaj dhe Ziu vepruan si në skenarin e filmit komunist ‘Parrullat’. Policia ngriti pretendime se Balliu ka thyer krahët e policëve. Kjo është qesharake”, deklaroi Strazimiri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb