Një grua nga Rusia është regjistruar duke biseduar në telefon me bashkëshortin e saj që është ushtar në Ukrainë të cilit i jep leje që të përdhunojë gratë ukrainase, por duke ia bërë me dije se duhet të përdorë “mbrojtje” kur të kryejë këto krime.

Organet e sigurisë në Ukrainë kanë arritur të kapin një bisedë telefonike mes një çifti nga Rusia, kurse audio incizimi është postuar në Telegram, me qëllim që e tërë bota ta kuptojë se çfarë janë duke bërë rusët në Ukrainë.

Materiali i regjistruar është titulluar: “gratë e pushtuesve rusë po i lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë femrat ukrainase”.
“Po bëje me gratë ukrainase. Përdhunoji, por thjesht mos më trego asgjë për këtë më pas. Dhe përdor mjete kontraceptive”, dëgjohet duke thënë rusja ndërsa po bisedonte me bashkëshortin e saj që është dërguar me urdhër të Putinit të luftojë në Ukrainë.

“Pra, mund të përdhunoj dhe mos të tregoj asgjë”, dëgjohet ushtari rus duke iu përgjigjur gruas e cila madje qesh gjatë tërë bisedës telefonike.

E kjo bisedë mes çiftit rus po vjen në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po akuzon ushtrinë ruse për përdhunimin e qindra femrave ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb