Bali, ishulli i njohur turistik i Indonezisë, nga sot do të vendosë një taksë për turistët e huaj. Taksa në fjalë është një shumë prej 150,000 rupiah (10 dollarë ose 9 euro) për të mbrojtur “ishullin e perëndive”, njoftuan autoritetet e tij. Ishulli vullkanik me plazhet e tij me rërë, i cili tërheq miliona vizitorë të huaj çdo vit, dëshiron të nxisë ekonominë e tij për t’u përballur me efektet e padëshiruara të turizmit. “Kjo taksë ka për qëllim mbrojtjen e kulturës dhe mjedisit në Bali,” tha guvernatori në detyrë i ishullit, Sang Mande Mahendra Jaya, gjatë një ceremonie të hënën.

Kjo taksë do të paguhet online përmes portalit “Love Bali” dhe do të zbatohet për turistët e huaj që vijnë në Bali nga jashtë apo zona të tjera të Indonezisë, thuhet në njoftimin e lëshuar për shtyp. Megjithatë, kjo taksë nuk do të zbatohet për turistët indonezianë. Gati 4.8 milionë turistë vizituan Balin nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare, ndërsa sektori i turizmit të ishullit, i cili ka vuajtur shumë nga pandemia COVID-19 për shkak të mbylljes së kufijve, vazhdon të rimëkëmbet.

Ishulli tropikal është zotuar të godasë sjelljen e pandershme nga turistët pas disa incidenteve, kryesisht të të huajve të zhveshur brenda tempujve ose vendeve të shenjta, që tronditën shumicën e banorëve hindu të ishullit. Vitin e kaluar, qeveria lokale lëshoi një udhëzues për turistët në Bali, duke i udhëzuar ata për sjelljet që duhen shmangur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: