Pas temperaturave të larta të regjistruara gjatë ditës, në Sarandë kanë nisur reshjet e shiut.

Shiu nuk është i qetë, por shoqërohet me vetëtima dhe bubullima, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit në qytetin bregdetar. Moti i “tërbuar” ka qenë edhe në Delvinë. Brenda pak minurash shiu dhe breshëri “pushtoi” gjithë territorin.

Reshjet kanë nisur pas një periudhe me temperatura të larta, ndërsa kushtet atmosferike janë shoqëruar me aktivitet të theksuar elektrik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: