Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeverisës në Pallatin e Brigadave.

Në fjalën e tij të gjatë të cilit iu referuar si reflektim për shkak të revoltës qytertae që vijon prej 55 ditësh ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë, kryeministri ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe punonjës të administratës.

“Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para. Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti në mëngjes dhe në darkë shkonin në protestë, nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen’ apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.
Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb