Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 48-vjeçarin që i mori sot jetën vetes, pasi jetonte në skamje ekstreme dhe së fundmi nuk kishte as energji elektrike në banesë.

Gazetari Shkelzen Henko raporton për BalkanWeb se të ardhurat e familjes kanë qenë vetëm 3 mijë e 600 lekë të reja në muaj, ndërkohë që së bashku me 48-vjeçarin jetonte edhe motra e tij.

Të dy kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, madje e motra ka qenë e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa vetë i ndjeri ishte shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Trupi i te ndierit është marrë në orën 10:00 për t’iu bërë autopsia dhe për shkak se nuk vinte mjeku ligjor të bënte autopsinë, trupi është mbajtur deri në orën 19:00 ndërkohë që varrimi nga bashkëfshatarët ishte vendosur të mbahej në orën 17:00.

Trupi tani është tërhequr nga morgu ndërsa ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 08:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb