Në territoret palestineze nën okupimin dhe bllokadën izraelite, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) 20 persona humbën jetën dhe u shënuan 2.093 raste të reja.

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, bëhet e ditur se në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Rripin e Gazës nën bllokadën e Izraelit, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.093 raste të reja me COVID-19.

Në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor janë regjistruar 1.539 raste me COVID-19 dhe 554 raste në Rripin e Gazës.

Në Palestinë, me një popullsi rreth 5,2 milionë banorë, me vdekjen e 20 pacientëve, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 2.771 dhe numri i rasteve në 260.390.

Gjithashtu thuhet se 205 pacientë janë në gjendje të rëndë, kurse 232.227 janë shëruar deri më tani.

Spitalet japin alarm

Në Palestinë, në mesin e shkurtit rastet ditore ishin nën një mijë, kurse javët e fundit kjo shifër ka shënuar një rritje të dukshme.

Për shkak të rritjeve të dukshme të rasteve me COVID-19, spitalet janë të stërmbushur, sidomos në Bregun Perëndimor.

Ndërkaq, thuhet se nëse vazhdon në këtë mënyrë gjendja e pandemisë, sektori i shëndetësisë në Bregun Perëndimor pritet të ballafaqohet me vështirësi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb