Pas një heshtjeje të gjatë, Donaldi ka sqaruar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, punët e koklavitura me dy vajzat që ka pasur lidhje, Bora Zemanin dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj. Duke i mbyllur derën një bashkimi me këngëtaren, aktori la të nënkuptohet se është duke tentuar të rifitojë moderatoren Zemani. Pak minuta pas këtyre deklaratave, nuk ka munguar reagimi i Beatrix.

Ajo ka publikuar një foto të një vajze që është duke u përpjekur të shohë nga dritarja. E përbri shkruan: “Të gjithë duke kontrolluar ç’poston Trixa”.

Këngëtarja s’e ka mbajtur shumë këtë postim, pasi rezulton i fshirë në rrjete sociale, por ndjekësve të vëmendshëm s’i ka shpëtuar ky reagim.
Tani më gjërat po bëhen interesante, ne jemi gati për drama! Ajo sërish e ka fshirë këtë postim, por mjaftoi që te trazojë ujerat!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: