Këngëtarja e njohur amerikane Christina Aguilera ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë Breakthrough Prize Ceremony, e mbajtur në Barker Hangar në Santa Monica.

45-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi prej lëkure që theksonte linjat e saj dhe stilin elegant. Paraqitja e saj ka nxjerrë në pah ndryshimin e dukshëm fizik të viteve të fundit, me raportime se ajo ka humbur rreth 22 kilogramë.

Transformimi i këngëtares ka nxitur diskutime dhe spekulime në rrjete sociale për mënyrën e rënies në peshë, përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të barnave për humbje peshe, megjithëse Aguilera nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë çështje.

Në event ajo ishte e shoqëruar nga partneri i saj, Matthew Rutler, i cili u paraqit me një kostum klasik të zi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb