Pas paralajmërimeve se mund të goditen nga tajfuni Faksai, Japonia ka anuluar dje udhëtimet me tren dhe fluturimet në Tokio.
Sipas raportimeve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, erërat e forta deri në 216 km në orë dhe reshjet e mëdha të shiut përfshinë këtë rajon gjatë natës. Faksai mund të shkaktojë deri në 300 milimetra shi në 24 orët e ardhshme, thotë agjencia.
Transmetuesi kombëtar NHK ka paralajmëruar se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale si dhe reshjet vërshime dhe rrëshqitje të dheut. Në përgatitje, Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit që çojnë nga Tokio në Osaka.
(BalkanWeb)