Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Mësohet se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, gjatë natës, pas kontrollit me radar janë konstatuar disa drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi, 140 km/h deri në 173 Km/orë.

Ndër të tjera policia paralajmëron shoferët se për këtë vit do të forcohen ndëshkimet ndaj atyre që thyejnë rregullta, në kuadër të uljes së numrit të aksidenteve.

“Vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.
Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë.
Shpejtësi ✈gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident??
Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si ✈
Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti.
Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor.
#BASHKËPËrSIGURINËRRUGORE|, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: