Gazetari i News24 Klevin Muka, ishte edhe sot pjes2 e protestës që po mbahet për të 32-tën ditë përballë Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës.

“Janë katandisur pensionistët me 100 mijë lekë pension, ndërsa qentë në Vlorë marrin nga 260 euro. Të paktën qentë e Vlorës janë të vetmit që arritën minimumin jetik. Kam vetëm një merak, sa ka vuajtur ajo që ka marr tenderin e qenve.
Pasi folën shumë dhe thanë disa teori se kush e sponsorizon protestës, nga dje dolën në teorinë që financohem nga pularitë shqiptare.
Çdo ditë derisa të fitojmë duhet të jemi në shesh derisa t’ia dalim. Për të rregulluar gabimet që kemi bërë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb