SHBA – Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurtz, ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e radikalizimit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga Nju-Jorku, ku ka marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri Kurtz është shprehur se në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë, gratë paguhen që të ecin në rrugë të mbuluara.

Ministri austriak ka theksuar se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, duke theksuar se “atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik”.

Lidhur me projekt-konkluzionet e Samitit të Kombeve të Bashkuara për krizën e refugjatëve, Kurtz ka thënë se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb