Në Moravë të Korçës, është një rezidencë e bukur ku jetojnë dhjetëra të moshuar të cilët jeta i la të vetmuar në moshën më delikate, atëherë kur kishin më shumë nevojë për njerëz, ndihmë e ngrohtësi.

Në qendrën “Kenedi” jeton edhe zoti Gjergji 72-vjeçar. Gjergji prej një jetë ishte i vetëm në shtëpinë e tij, por prej 2 vitesh jeton në shtëpinë të moshuarve.

Dita në qendrën e të moshuarve për Gjergjin është më e bukur sesa ditët që kalonte i vetëm në shtëpi.
Edhe pse i rrethuar me bashkëmoshatarët e tij dhe herë-herë me shokët e tij brenda në qytet, Gjergjit i mungonte familja, së cilës sot ia kishte shumë nevojën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb