Kryetari i PD, Sali Berisha teksa u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje në një deklaratë për mediat, komentoi lajmin e përfolur pak ditë më parë për një shtatzëni të mundshme të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Me ironi Berisha tha se në SPAK po ndërtohet një minimaternitet sepse pas Ballukut dhe bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe zyrtare të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Pashë punime intensive, do të ndërtonin një minimaterinitet dhe kishin sjellë aty të gjitha mjetet për obsetrikën edhe një inkubator për bebe.
Afishuan një listë me emra për të sjellë emra. Po të lindë vajzë do ta qaujnë Spakica, po të jetë djalë Spakic, Spaku. Edhe lista është bërë gati aty për ata që do të quhen bebe SPAK-u.
Ministret, gratë zyratre të qeverisë përdorin shenjtërinë e mëmësisë për të shpëtuar nga krimet pë të cilat duhet të digjeshin në ferr. Nëse vijon kjo Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar sepse turpërohet mëmësia. Flitet për disa, ishte Belinda, Velica dhe u hap shtegu.
Janë disa ministre, ish-ministre deputete, ka nisur si epidemi.
Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë për t’iu kundërvënë Kodit Penal. E dënoj me forcën më të madhe”, tha Berisha.
Berisha komentoi edhe reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat dhe tha se duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Mendoj që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen si domosdoshmëri, si detyrim më madhor ligjor në funksionimin e shtetit ligjor.
Por vetë Gjykata është sjellë në mënyrën jo serioze ndaj vetes dhe Edi Rama e konsideron atë njëlloj si SPAK-un, një seksion të Partisë Socialiste.
Sigurisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese detyrimisht duhet të zbatohen. Ky është qëndrimi im”, tha ai.
