Nga dosja e përgjimeve të SPAK, siguruar për “BalkanWeb” dhe News24 nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se ka qënë infermierja Trëndafile Fagu ajo që e telefonon mjekun Edvin Prifti dhe i thotë se SPAK ka ardhur në spital dhe ka kërkuar kartelën e Besnikes, nëna e sekretares së gjykartës së Krujës, Manuela Mallkuci, e vënë në përgjim.

Në datë 9.2.2021 ora 10:23 Emanuela Mallkuçi ka biseduar me nënë e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar se kishte shkuar SPAK- dhe po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë Manuela duket shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakord të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave.

Në orën 10:57 të kësaj date doktori Edvin Prifti telefonon i shqetësuar Filen dhe i kërkon të shkojë ta takojë në zyrtë.

  • foto galeri

Ndërsa sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi kishte gjetur infermieren Trëndafile Frangu për të kontaktuar me mjekun Edvin Prifti që të përshpejtonte operacionin e nënës së saj Besnikes për zemrën, zbulohen të tjera përgjime të SPAK.

Në dosje është regjistruar edhe një telefonatë mes sekretares Mallkuçi dhe Seid Rexhep Shullazit, shoferit të gjyqrares së arrestuar Enkeleida Hoxha.

Këtij të fundit, Mallkuçi ju thotë se ju ka dhënë nga 100 euro secilit për operimin e nënës.

Shullazi: He shef?

Manuela: Ka njëqind euro i kishte dhënë e pyeta shparë

Shullazi: Sa?

Manuela: Njëqind euro

Shullazi: Të dyve?

Manuela: Njëqind njonit, njëqind tjetrit i ka dhon

Shullazi: A, po mirë

Manuela: Po hajd pra hajt

Shullazi: Po jepi sa të duash po hë

Manuela: Hajd natën

Shullazi: Natën

Shullazi: Të fala mamit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb