Gazetari Osman Stafa i ftuar në programin e drekës në Neës 24 deklaroi se ndërkohë që në spitale nuk ka fasho, leukoplastë dhe pacientët detyrohen t’i blejë ato vetë kryeministri ka harxhuar 4.3 milioë euro për Kopshtin Eden.
Po ashtu ai tha se në këtë kopsht Rama ka sjellë për të plotësuar dëshirat e tij pemë dhe peshq nga Japonia dhe vende të tjera ndërkohëe që shqiptarët vdesin në spitale.

“Spitali i Gramshit nuk ka fasho, leukoplast, qytetarët blejnë vetë në farmaci edhe kateterin, pasi nuk po gjejnë as gjërat më minimale. Tani ia veshin protestës që po bëhet vetën për mjedisin. Tani ne e duam mjedisin, por bëhët fjalë për jetën. E kanë mendjen te kopshti Eden, 4.3 milione euro, vepra më e shëmtuar dhe çnjerëzorë që nund të bëjë një kryeministër që nuk ka shtëpi dhe blen divanë.
Kryeministri ka fëmijët jetimë pa ndihma, ka të sëmurët me kance pa shërbime, s’ka lente dhe çon 4 miliardë lekë tek Eden për hormonet e tij.
Kopshti Eden ka peshq japonezë dhe pemë që s’dihet se prej nga, ndërton kopshtin e Parajsës kur shqiptarët vdesin në spitale”, tha gazetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb