LEZHË

Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.

Viktima sipas informacioneve është identifikuar si Nikolin Marku Lekstakaj, 42 vjeç, djali i Gjergj Lekstakaj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.

Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb