Një shqiptar është arrestuar dhe dy shtetas të huaj janë shpallur në kërkim në Ariano Irpino, të Italisë.

Të tre ishin në ndjekje nga policia pasi kishin kryer një vjedhje në një vilë. Në përpjeke për tu arratisur, të tre me makinë tentuan të largoheshin dhe ti shpëtonin arrestimit, por fatkeqësisht përplaset me një shkëmb.

Policia italiane arriti të arrestonte vetëm shqiptarin, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të arratisen.

Gjatë kontrollit fizik në makinën e dëmtuar, policia gjeti dhe sekuestroi një armë të tipit pushkë, e cila ishte vjedhur në vilën që ata bastisën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb