Aktivistja Edlira Çepani e ftuar në programin e drekës në News 24 përballë Ola Brukos, ka deklaruar se ndërsa nga protesta priten arritjet në fund, në vetëm 16 ditë janë shënuar një sërë arritjesh.

Çepani tha se është hequr gardhi me gjemba, janë larguar policët të cilët nuk reaguan, u bë transparencë mbi një projekt për të cilin nuk fliste asnjë njeri, ka pasur lëvizje në Parlament, qeveria po komunikon me qytetarët dhe hetimet dhe arrestimet nga SPAK-u.

“Kam pasur intimidime në rrjetet sociale nga adresa false, por ajo që po ndodh është më e madhe. Një nga gjërat më të bukura është guximi i atyre njerëzve që dalin me zë e fytyrë për problemet, kemi kohë pa e parë në Shqipëri. Njrëzit kanë vrarë rikën dhe janë të lirë të shprehen. Ne presim një arritje të madhe, por çdo ditë ka pasur një arritje.

Për vetëm 16 ditë është hequr gardhi me gjemba, janë larguar policët të cilët nuk reaguan, u bë transparencë mbi një projekt për të cilin nuk fliste asnjë njeri, ka pasur lëvizje në Parlament, qeveria po komunikon me qytetarët, SPAK-u.

Protestuesit dhe qyetarët po e bëjnë pjesën e tyre maksimalisht, këtu nuk është këputur asnjë lule.

Protestuesit janë shumë qytetarë, pastrojnë dhe mbeturinat.

Topi është në fushën e politikës, duhet t’ju përgjigjen qytetarëve pasi jemi punëdhënësit e tyre”, tha aktivistja.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb