Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero ka marrë një vlerësim në këtë kohë pandemie, për kontributin e tij të çmuar në këtë situatë të vështirë për vendin.

Me propozim të kryetarit te Bashkisë, Adriatik Mema, Këshilli i Bashkisë Skrapar i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”, profesor doktorit, Pellumb Pipero, ndërsa është nderuar nga qyteti i tij i lindjes.

Kujtojmë se kontributi i Piperos, përveç faktit se ka qenë dhe është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, në spitalin Infektiv, ka dhënë këshilla të vlefshme në këto për popullatën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb