Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërthyer ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, teksa ëhstë shprehur se kjo parti është në një proces shkërmoqjeje.

Numri dy i PS tha se LSI e ka humbur misionin, lidershipin dhe arsyen për të vazhduar të jetë një parti politike në vend. Sipas tij, në vitin 2021 janë të gjithë koshientë për ta çuar për skrap partinë e Metës dhe Kryemadhit.

“LSI është në një proces shkërmoqje, edhe për arsyen se LSI nuk krijuar mbi bazën e një vullneti për të çuar përpara një mision. LSI u ngrit brenda PS dhe prej saj u shkëput për të krijuar një parti, që sot mendoj se ka humbur misionin, lidershipin, arsyen për të vazhduar të jetë një parti politike në vend, sepse përgjigjen më të mirë për rolin e LSI në jetën politike të vendit më mirë se Basha nuk e ka thënë asnjë tjetër, në vlerësimin e ngjitjes pas thembrës së këpucës. Luli u zotua para elbasanllinjve se SHPK e Ilir Metës do ta çojë për skrap, por ai asnjë punë nuk e çon në fund, por në vitin 2021 jemi të gjithë koshientë për nevojën për çuarjen e LSI për skrap.

Është koha ta shpëtojmë edhe PD nga një bashkëjetesë e tillë e pamundur, nuk mund të bashkëjetojnë demokratët e thjeshtë me Monika Kryemadhin, Ilir Metën, apo atë që ka mbetur nga LSI. Ndaj sot është koha që të vazhdojmë misionin e nisur me Edi Ramën kryeministër më 25 prill dhe pas, për të çuar përpara një proces të rëndësishëm transformimi. Çdo lloj tradhtie duhet dënuar më 25 prill. Elbasani do të karakterizohet nga një fushatë e qetë dhe siç i ka hije. Unë do ta quaja kryeqyteti i vlerave urbane në Shqipëri”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb