VLORE

Kjo mbrëmje për Vlorën duket se nuk paska aspak qetësi pasi të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar në qytet.

Tani të shtënat janë dëgjuar në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Dyshohet se janë të njëjtë persona që rreth 30 minuta më parë në lagjen “29 nëntori”.

Ora 19:26 – Pas shpërthimit të një makine, qyteti i Vlorës është tronditur sërish nga të shtëna me armë zjarri.

Ato janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” ku besohet se çdo gjë ka nisur pas një sherri.

Menjëherë pasi policia ka shkuar në vendin në fjalë nuk ka konstatuar ndonjë konflikt të hapur apo persona të dyshimtë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e personave të përfshirë në konflikt.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen e po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ora 18:30 – Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb