TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shigjetoi ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ndonëse u shpreh se nuk donte të komentonte çfarë ata kishin thënë për shtyrjen e negociatave në qershorin e vitit 2019.

Ndërsa ata e cilësuan vendim pozitiv atë të marrë nga BE-ja, Basha foli për një dështim, që ndonëse nuk ua përmendi emrat la të kuptohet që ata ishin pjesë e dështimit, për shkak se sipas tij, dhanë dëshmi të rreme, nuk e panë krimin, drogën dhe korrupsionin.

“Nuk komentoj fare deklaratat e diplomativë në Tiranë. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës. Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë, në Europë nuk hyet me mashtrime, nuk hyet me gënjeshtra, nuk hyet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gësheshtrave dhe mashtrimeve me të cialat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën”,- u shpreh ai për gazetarët.

REAGIMI I SHBA PËR NEGOCIATAT
“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”.

REAGIMI I VLAHUTIN PER NEGOCIATAT
“Keni pasur mundësi të shihni vendimin dhe ky është vendimi. Mund të duket pak i ndërlikuar por do të përpiqem t’ua thjeshtoj dhe shpjegoj. Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimit e të gjithë reformave, e dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe ndërkohë, Këshilli i Përgjithshëm ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore. Kjo punë përgatitore është mjaft e madhe. Kur bëhet fjalë për detajet, do t’i ndajë me ju më vonë”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: