“Marca” e hap me një titull bombastik merkatoje faqen e parë të saj me ëndrrën e vjetër të tifozëve madrilenë të quajtur Nejmar. “Do më pëlqente të luaja me Hazard”, është titulli i gazetës, duke cituar kështu një thënie të brazilianit, thënie që sot në mëngjes ka bërë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e Real Madridit.
“Nejmar zgjedh belgun si lojtarin me të cilin do t’i pëlqente të lunate”, shkruan gazeta më e madhe sportive në Spanjë, që më pas citon lojtarin. “Është një tjetër lloj lojtari, stili i tij i afrohet stilit tim dhe do të ishim një dyshe që do të bënim shumë zhurmë”. Hazard, aktualisht te Çelsi, pritet të transferohet te Real Madridi këtë verë.
(Balkanweb)