Nuk ka paqe te Paris Sën Zhërmeni dhe në syrin e ciklonit ka përfunduar sërish braziliani Nejmar, që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes që PSG fitoi 4-3 me Bordonë. Ndëshkimi erdhi për një faull të parëndësishëm, ndaj në Francë venë në dukje se prej 6 vitesh ai nuk i humbet Karnavalet e Rios dhe hamendësojnë se ai karton i kuq ka qenë i qëllimshëm për t’i dhënë mundësinqë të fluturojë në shtëpi.

Nejmar u nxeh për një të verdhë të padhënë kundrejt Sabalit, që kishte mbajtur nga fanalle dhe në aksionin pasardhës reagoi keq duke marrë të verdhën e dytë.

Duke njohur zakonet festive të Nejmarit, shumë prej mediave dhe të tifozëve kanë ngritur dyshimet për këtë të kuq, ndonëse braziliani kishte mohuar më herët se do të shkonte në Rio për të evituar polemikat.

Kjo situatë vjen në një kohë kur klima në kryeqytet është e tendosur me tifozët që akuzojnë beniaminët e tyre për mungesë impenjimi, aq sa kundër Bordosë u shpalos një banderolë kundër disa prej elementëve kryesorë të skuadrës: “Antuan Kombure, David Zhinola dhe Rai kishin mentalitet fitues. Silva, Mbape dhe Nejmar keni frikë të fitoni? Tregoni se keni b…”, ishte mesazhi i ashpër i fansave parizienë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: