Një i shumëkërkuar në listën e Interpolit është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në shtetin fqinj.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të në vitin 2021. “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Renniazemi

40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

Bazuar në hetimet paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do të vinte në Europë. Hidri ishte arrestuar në Spanjë dhe mendohet se që pas atij momenti ishte kthyer në bashkëpunëtor të policisë. Ai qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh para se të vritej, ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: