TIRANE

Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë nga Fondacioni Mane, do të jetë pikëtakimi i të gjithë artistëve dhe publikut të interesuar për forcën shprehëse të artit vizual.

Të mërkurën, mes artdashësve të shumtë, galeria “GOCAT” çeli ekspozitën “Poezi Vizuale mbi Fotografinë Sociale” ku marrin pjesë fotografë në zë shqiptarë dhe të huaj. Për kuratorin e kësaj ekspozite, Elton Koritari, fakti që artistët ekspozojnë pa pagesë dhe publiku mund ta vizitojë pa biletë këtë galeri arti të krijuar nga Fondacioni Mane, është një shërbim i madh për artdashësit shqiptarë, që të njihen me artin bashkëkohor.

Në kohën ku jetojmë, çdokush e ka mundësinë të shkrepë fotografi, por jo çdokush është fotograf. Për njërin nga artistët shqiptarë në këtë ekspozitë, Bevis Fusha, hapja e ekspozitave të tilla e bën publikun të kuptojë rëndësinë e fotografisë, dhe përgjegjësinë në një fotograf ka, ndërsa e cilësoi galerinë “GOCAT” si një dhuratë që i bëhet rinisë shqiptare nga Fondacioni Mane.

Galeria1
Galeria1

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor, dhe mund të vizitohet nga kushdo, pa pagesë.

Qëllimi i kësaj hapësire dhuruar nga Fondacioni Mane në ambientet e Piramidës, është promovimi i artit bashkëkohor, si dhe edukimi i publikut, veçanërisht i të rinjve dhe afrimi i tyre me artin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb