Nëna e Xhino Kocës, djaloshit 29-vjecar që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” teksa kurohej me koronavirus, ka reaguar në rrjetet sociale për djalin që ndërroi jetë tashmë.

Lira Koca shprehet se më datë 23 gusht 2020, djali i saj do të përcillet për në banesën e fundit. Ajo jep edhe adresën, ku njerëzit mund të shkojnë për ngushëllime.

Po ashtu, Lira Koca deklaron se njerëzit që shkojnë për vizitë familjare duhet të kenë kujdes, të mbajnë distancën e duhur sociale, për shkak të Covid-19.

Postimi i nënës së Xhino Kocës, Lira Koca:

Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.

Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.

Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb