Një avion i nisur nga Gedda (Arabia Saudite) dhe i drejtuar në Kuala Lampur (Malesia) është kthyer në aeroportin e nisjes pasi një pasagjere ka kuptuar se kishte ‘harruar’ djalin në sallën e pritjes së terminalit.

Gruaja, të cilën e zuri paniku, i ka kërkuar ndihmë personelit të fluturimit, që i ka kërkuar leje kullës së kontrollit për tu kthyer mbrapsht.

Lajmin e ka bërë të ditur website Gulf News. Në një video dëgjohet edhe dialogu mes pilotit të avionit dhe kontrollorit të trafikut ajror të Gedda.
‘Zoti qoftë me ne. Mund të kthehemi?’ është pyetja e pilotit që flet me operatorin. ‘Ky avion po kërkon të kthehet. Një Pasagjer ka harruar fëmijën në sallën e pritjes’, dëgjohet të flas ai me kullën e kontrollit. Në këtë pikë piloti insiston: ‘Të thashë një pasagjere ka lënë fëmijën e saj në terminal dhe refuzon të vazhdojë fluturimin’.

Pas një pauze, avioni është autorizuar të kthehet në aeroportin saudit: ’Ok mund të kthehesh. Ky është një rast fare i pazakontë dhe i ri për ne’, shpjegojnë kontrollorët e fluturimit.
Ngjarja përfundoi me një fund të mirë dhe nëna arriti të marrë djalin e harruar në sallën e pritjes.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb