Ndonëse kanë kaluar gati 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima si dhe la pa banesa qindra familje, vijojnë ende ndihmat për të prekurit.

Të radhës ishin shqiptarët e Selanikut, të cilët sollën tre kamionë me krevate, dyshekë, veshmbathje dhe ushqime në ndihmë të banorëve të Durrësit dhe Thumanës, dy prej zonave më të prekura nga tërmeti. “Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Selanik!”, shkruhej në banderolën e vendosur në një prej kamionëve, duke dhënë kështu një mesazh të fortë nga shqiptarët, emigrantë në Greqi, të cilët janë solidarizuar me fatkeqësinë që goditi vendin tonë.

Luan Zyka, përfaqësuesi i shqiptarëve të Selanikut thotë se nismës së tyre iu bashkuan dhe qytetarë grek si dhe kisha Ortodokse dhe ajo Katolike në këtë qytet. Ndihmat iu dorëzuan bashkisë së Durrësit, e cila pritet të nisë punën për shpërndarjen e tyre tek banorët në vështirësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: