Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ia doli të marrë sot medaljen e argjendtë në stilin e lirë të peshës 61 kilogramë. Në Europianin e mundjes që po mbahet në Bukuresht, Abakarov u ndal në finale, teksa u mposht  7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov. Pavarësisht përpjekjeve, Abakarov u detyrua të kënaqej vetëm me pozitën e dytë.

Deri në këtë fazë, mundësi që përfaqëson vendin tonë mundi armenin Mezhlum Mezhlumyan, gjeorgjianin Shota Phartenadze dhe gjermanin Niklas Stechele.Zelimkhan Abakarov vazhdon të dhurojë përformanca të mira, duke e shndërruar Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm në botën e mundjes.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: