Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë mes drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtorit të Shoqatës, Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

“…është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë…Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, -tha Mazreku.

Qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi, pas kësaj marrëveshjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb