Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka firmosur në Prishtinë marrëveshjen me homologen e tij kosovare, Meliza-Haradinaj Stublla për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë me fond të përbashkët për të mbështetur shqiptarët në shtetin fqinj.

Për Cakajn ky veprim dëshmon bashkëpunimin e thellë në politikën e jashtme dhe marrjen e përgjegjësive për kujdes ndaj shqiptarëve në rajon.

 

 

STATUSI NGA GENT CAKAJ

 

URIME MË NË FUND ?:

Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon ????.

#JemiNjë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb