Neranxi Group është bërë pjesë e Panairit “Halal Expo Albania 21-23 shkurt 2025”, me një gamë të pasur produktesh Hallall. Në këtë event të rëndësishëm, Neranxi Group merr pjesë duke përfaqësuar marka ndërkombëtare me produkte të çertifikuara “Hallall” nga institucione ndërkombëtare.

“Panair gjigand dhe interesant për sa i përket produkteve Hallall sepse vetë certifikimi hallall është një nga certifikimet me të mira që garanton se produktet ushqimore kanë një cilësi dhe standard rigoroz. Certifikimet hallall u shërbejnë bizneseve dhe individëve që i përkasin një besimi të caktuar, por jo vetëm. Në stendën e Kompanisë Neranxi, gjejmë një gamë të gjerë produktesh të certifikuar Hallal, por ofrojmë një gamë shumë të gjerë për të kënaqur nevojat e të gjithë konsumatorëve të ndryshëm”, u shpreh Alkend Çuko, nutricionist dhe kimist ushqimor.

Panairi që mbahet te Pallati i Kongreseve, është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar produktet Hallall të Kompanisë Neranxi, ambalazhet ushqimore nga Neranxi Pack, si dhe për të shijuar një spektakël kulinar unik me Institutin Kulinar Neranxi dhe Autobuzin e Shijes të stacionuar përpara Pallatit të Kongreseve , për tri ditë maratonë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

“Së bashku me autobusin e shijes që është i pozicionuar në pjesën e jashtme, ku të gjithë shefat tanë demonstrojnë, teknikat nga më të ndryshmet gastronomike, duke përdorur produkte hallall dhe duke i sjellë në mënyra shumë të këndshme siç dinë shefat tanë. Përveç kompanisë dhe autobusit të shijes, ne jemi të pozicionuar edhe brenda, me Neranxi Pack për të ofruar zgjidhje sa më ekologjike dhe sa më cilësore për të gjitha bizneset, duke sjellë risi në paketimet ushqimore të të gjitha fushave”, tha Çuko.

Paketimet Neranxi Pack janë të përshtatshme për Horeca piceri, pastiçeri, street food, dhe çdo produkt ushqimor që kërkon një paketim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb