Nervat në fundin e ndeshjes së fundit kundër Cagliari i kanë kushtuar shtrenjtë Lautaro Martinez dhe Inter. Sulmuesi argjentinas është dëntuar me dy ndeshje pezullim nga Gjykata Sportive në Itali, çka do të thotë se skuadra zikaltër duhet të bëjë pa shërbimet e tij në derbin kundër Milanit në program për t’u luajtur në datën 9 shkurt. Martinez shënoi gol në sfidën e së dielës, por u tradhëua nga nervat në kohën shtesë.

Ai sulmoi verbalisht arbitrin, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Sjellja e tij është cilësuar si anti-sportive dhe për këtë arsye do qëndrojë jashtë fushës për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A. Gjykata Sportive ka falur Antonio Conte, trajnerin e Inter që gjithashtu nuk ishte aspak miqësor me arbitrin, pas barazimit 1-1 kundër Caglari.

Ndërkohë, një tjetër lajm aspak i mirë për zikaltërit vjen nga Anglia. Sipas mediave në vend, që citojnë Ole Gunnar Solskjaer, Inter nuk do të blejë përfundimisht kartonin e Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilien nuk ka bindur drejtuesit interistë dhe në fund të sezonit do të kthehet në Premier League. Gjithsesi, kjo ditë aspak pozitive për zikaltërit nuk ka zbehur entuziazmin e tifozëve për Kristian Eriksen.

Mesfushori danez ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pas firmosjes së kontratës pritet të zbresë në fushë që në ndeshjen e dielës në transfertën kundër Udinese.
(balkanweb)