Një ish-naftëtar në protestën para Kryeministrisë tha se Rama me shkatërrimin e uzinës së naftës la pa punë 200 punëtorë dhe nuk jep llogari. Ai deklaroi se nëse secili do të bënte detyrën Rama s’do të ishte më kryeministër
“Më mirë vdesim dhe artdheun nuk e shesim. S’kam respekt për të sëmurin e Surrelit, por për respekt për ju dua të analizoj disa gjera. Nëse çdo njeri, psikolog, gazetar dhe naalist do te bënte detyrën patriotike s’do të ishte në krye të qeverisë.
I them Klodian Brahos çfarë kërkon më shumë kur i kanë nxjerrë në emision edhe kartelën, që të lësh popullin e shqiponjave në duart e një psikopati që na quan sorra. Ku e gjen ai të drejtën?
Prishi fabrikën e naftës dhe la 200 punëtorë pa punë, kur e pyesnin sillej si kalë i tërbuar.
Të huajt vijnë për natyrën, ushqimin dhe mikpritjen. Ministri i Bujqësisë firmosi me 12 kompani të huaja që të vijnë këtu për eksperiencë, hajde hani shalqinjtë e Lushnjës sepse të vendeve të tjera janë si kauçuk.
Mazniku përsëri nisi me panelet diellore, lejohen ato, por nuk lejohen barinjtë të ndërtojnë stallat”, tha ai.
