Drejtori dhe trajneri aktual i Partizanit, Arbër Abilaliaj foli për shortin e Kupës ku do të përballen me Egnatian.

“Padyshim që Egnatia është një nga ekipet më në formë të momentit, por nëse Partizani synon trofe atëherë duhet të mposhtë Egnatian. Të gjitha ekipet kanë specifikat e veta, me Egnatian jemi përballur dhe kemi pasur një rivalitet të madh. Do të jetë një përballje e bukur.

Fokusi është tek të dyja kompeticionet, nëse do të kemi kontigjentin e plotë mund tja dalim. Duke qenë se na mungon ky trofe. është shumë i rëndësishëm patjetër që duhet të përballemi me më të fortë. Nuk po kalojmë një moment të mirë, por sezoni kështu e ka, me ulje dhe ngritje. Besoj se do të gjejmë veten, shpirtin për tu përballur në të dyja ndeshjet me Egnatian.

Trajner i ri te Partizani? Nuk ka rëndësi për momentin, jam i fokusuar te ndeshjet e radhës. Nuk ndikon as te ambienti dhe as futbollistët, e rëndësishme është që të arrijmë të kthehemi të rezultatet pozitive”, përfundoi Abilaliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: