Stili off set i Sarah Jessica Parker ka qenë prej vitesh burim frymëzimi për kombinime komode të përditshme. Prakticiteti duket se është rregulli i ditës kur bëhet fjalë për veshjet e aktores, e cila luan një nga fashionistet më të famshme të ekranit të vogël –kemi parasysh këtu personazhin e Sex and the City, Carrie Bradshaw. Ajo nga ana tjetër mund të jetë një fanse e kombinimeve më imagjinative të ngjyrave dhe aksesorëve të veçantë (le të kujtojmë çantën në formë pëllumbi JW Anderson ose takat “ekstreme” Dior që e pamë të mbante në xhirimet e sezonit të 2-të të “And Just Like This”), por në fakt është më shumë adhuruese e stilit minimal dhe asaj të thjeshtë.

Prandaj, koleksionit të saj nuk mund të mungonte stili i çantave që shquhet për funksionalitetin e saj. Çantat në qafë janë përgjigja për çdo femër që vrapon nga mëngjesi në mbrëmje. Lehtësia e të dy duarve të lira është e pakrahasueshme – në një jetë të përditshme të ngarkuar është një lehtësim i vogël, por domethënës. Me vete keni gjithçka që ju nevojitet, pa pasur nevojë të sakrifikoni stilin në altarin e rehatisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fillim të kësaj jave, ajo u pa duke dalë nga seti i AJLT e veshur me një veshje sportive. Në veçanti, ajo kombinoi një palë tuta gri, një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza me lesh – një aksesor i domosdoshëm për temperaturat polare të Nju Jorkut. Natyrisht, aksesori që ra në sy nuk ishte tjetër veçse çanta e saj në ngjyrë kaki. Kjo çantë e veçantë është bërë nga materiali i papërshkueshëm nga uji, i përket markës me të njëjtin emër dhe është një zgjedhje e preferuar e aktores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb